TAGS-AT E JAVËS

Sport 3 Korrik 2025, 19:32

Vazhdojnë tratativat mes Ardon Jasharit dhe Milanit, situata rreth të ardhmes së mesfushorit shqiptar

Shkruar nga Pamfleti

Vazhdojnë tratativat mes Ardon Jasharit dhe Milanit, situata rreth të

Të reja të rëndësishme sa i takon transferimit të mundshëm të Ardon Jasharit te skuadra e Milanit.

Negociatat midis kuqezinjve dhe Klub Bryzh janë duke vazhduar, me klubin belg që vazhdon ta konsiderojë atë një lojtar kyç për të ardhmen.

Por mesfushori shqiptar Jashari, tashmë i ka thënë “PO” Milanit, duke pranuar një kontratë pesëvjeçare me vlerë 2.8 milionë neto në sezon.

Lojtari ka kërkuar që procesi të përshpejtohet, duke shpresuar që marrëveshja të përfundojë brenda 48 orëve të ardhshme. Se si do shkojnë gjërat, mbetet të presim e të shohim.

ardon jashari mesfushori shqiptar milan

Lini një Përgjigje