TAGS-AT E JAVËS

Sport 3 Korrik 2025, 18:27

Arlind Ajeti arrin akordin me skuadrën e re, mungon vetëm zyrtarizimi

Shkruar nga Pamfleti

Arlind Ajeti arrin akordin me skuadrën e re, mungon vetëm zyrtarizimi

Sipas raportimeve më të fundit nga Turqia, Arlind Ajeti ka arritur marrëveshje me klubin e Gaziantep, një nga skuadrat që arriti të sigurojë mbijetesën në Superligën turke për sezonin e ardhshëm. Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare pritet të mbërrijë në qytetin e Gaziantepit të premten, ku do të kryejë testet mjekësore dhe më pas të hedhë firmën mbi kontratën e re.

Lëvizja drejt Gaziantepit vjen pas një sezoni solid të Ajetit me skuadrën e Bodrumsporit, edhe pse u rrëzuan nga kategoria në javët e fundit. Mbrojtësi ka qenë një nga lojtarët më të besuar të trajnerit, megjithatë sezonin e ri pritet ta luajë sërish në elitë.

Mbrojtësi 30-vjeçar pritet të jetë një element kyç në repartin difensiv të Gaziantepit, ndërsa klubi ka si objektiv një sezon më të qetë, larg presionit të mbijetesës.

arlind ajeti mbrojtësi i kombëtares shqiptare gaziantep

Lini një Përgjigje