TAGS-AT E JAVËS

Sport19 Korrik 2025, 20:44

Vangjel Mile debuton me humbje, Klodian Duro “thyen” Tiranën në miqësore

Shkruar nga Pamfleti

Vangjel Mile debuton me humbje, Klodian Duro “thyen” Tiranën

Tirana e re nën drejtimin e Vangjel Miles, e ka nisur sot rrugëtimin e saj me një miqësore të humbur përballë skuadrës kosovare FC Liria, e cila drejtohet nga Klodian Duro, në takimin e zhvilluar para një numri të konsiderueshëm tifozësh në kompleksin “Skënder Halili”.

Bardheblutë zbritnin sot në fushë për herë të parë për një ndeshje nën urdhrat e teknikut të ri dhe starti i sfidës ka qenë jo ashtu siç pritej, pasi dy gola të Kurtajt nga ekipi mik bënë që sfida të shkonte në 2-0 pa kaluar 30 minutat e para të lojës.

Fillimisht një penallti e transformuar saktësisht nga Vera dhe më pas goli i Tabekou, bëri që sfida të barazohej para fundit të pjesës së parë.

Dy trajnerët përdorën edhe lojtarë të stolit në pjesën e dytë, ku ritmi i lojës ishte më i ulët. Në fund, ishte një penallti e realizuar nga Susuri për miqtë ajo që vulosi fitoren 3-2 për skuadrën e Lirisë së Prizrenit.

tirana liria e prizrenit ndeshja miqësore

Lini një Përgjigje