TAGS-AT E JAVËS

Sport19 Korrik 2025, 20:31

Degjeneron në dhunë miqësorja Elbasani-Pogradeci, plas grushti në fushë; tifozët gjuajnë me sende nga tribuna (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Degjeneron në dhunë miqësorja Elbasani-Pogradeci, plas grushti

Ndeshja e sotme miqësore mes Elbasanit dhe Pogradecit në “Elbasan Arena” ka degjeneruar në ngjarje të turpshme pas përfundimit të saj.

Pas një përplasje mes futbollistëve të të dyja skuadrave, ka nisur kacafytja në fushën e lojës dhe sikur të mos mjaftonte kjo, kanë hyrë edhe persona të stafeve që janë përfshirë në sherr, ashtu si edhe tifozë nga tribunat, duke sulmuar futbollistët e ekipit mik.


Pas disa minutash kaosi, mes fyerjeve dhe gjuajtjeve me objekte nga tribunat, lojtarët e Pogradecit ia kanë dalë të futen në dhomat e zhveshjeve, duke i dhënë fund kësaj situatë aspak të këndshme.

 

elbasani pogradeci ndeshja miqësore

Lini një Përgjigje