
Fenerbahçe ka intensifikuar përpjekjet për të siguruar shërbimet e Granit Xhakës, duke iu bashkuar garës së nisur nga Sandërlendi, Interi dhe Milani për nënshkrim me mesfushorin shqiptar, sipas një raportimi nga gazetari Ekrem Konur.
Gjigantët turq kanë nisur kontakte me përfaqësuesit e lojtarit, duke shpresuar t’i ofrojnë një rol kyç në planet e tyre për mesfushën. Megjithatë, Bajer Leverkusen mbeten të palëkundur në pozicionin e tyre. Xhaka nuk do të largohet përveç nëse paguhet plotësisht shuma e kërkuar prej 8 milionë eurosh.
Kampionët e Bundesligës për sezonin 2023-2024 nuk ndihen të detyruar ta shesin, ndërsa 31-vjeçari ka ende kohë të mbetur në kontratë. Sandërlendi konsiderohet si kandidati më serioz, teksa raportimet sugjerojnë se ata janë gati të plotësojnë kërkesat e Leverkusenit dhe t’i ofrojnë Xhakës një rol udhëheqësi në rikthimin e tyre në Premier Ligë.
Ndërkaq, të dy klubet nga Milano kanë kryer hapat e para në negociata, por asnjëra prej tyre nuk ka çuar më tej bisedimet. Me Neom SC që zyrtarisht u tërhoq nga negociatat gjatë kësaj jave pasi Leverkuseni kerkonte 13-15 mln euro, garës për nënshkrimin e Xhakës duket se do t’i mbeten klubet evropiane.
Lojtari mbetet i hapur për një transferim, megjithatë raportohet se po e shqyrton me kujdes çdo opsion, përfshirë mundësinë e rinegocimit të kushteve dhe qendrimit te Leverkusen.
Lini një Përgjigje