TAGS-AT E JAVËS

Sport20 Mars 2023, 18:10

Ultrasit “djegin” Rotterdamin, tifozët e Feynoord ëndërrojnë titullin pas fitores ndaj Ajax-it

Shkruar nga Pamfleti

Ultrasit “djegin” Rotterdamin, tifozët e Feynoord

Tifozët e Feyenoord bënë një festë të çmendur, pasi skuadra e tyre mposhti me rezultatin 2-3 rivalin direkt për titull, Ajax-in. Tifozët pritën skuadrën e tyre në Roterdam me një feste spektakolare.

Vetëm pak orë pas fitores në Amsterdam, tifozët i vendosën zjarrin qytetit duke e kthyer natën në ditë. Kujtojmë se me këtë fitore, skuadra e Arne Slott zgjeroi diferencën me Ajax-in e vendit të dytë në gjashtë pikë, vetëm tetë ndeshje para përfundimit të Eredivisie. Nëse Feyenoord fiton titullin, ky do të jetë i 16-ti në historinë e klubit

feynoord ajax holandë

Lini një Përgjigje