
Klubi londinez i futbollit, Tottenham duket se nuk po ngre dot kokë, me problemet që nuk kanë fund për ta. Pas barazimit 3-3 me Southampton, Antonio Conte, trajneri i “Spurs”, shpërtheu para mikrofonave duke sulmuar rëndë drejtuesit dhe lojtarët e klubit anglez.
Por mesa duket lojtarët nuk i kanë pritur mirë fjalët e teknikut italia dhe sipas raportimeve nga mediat angleze, ata kanë kërkuar shkarkimin e menjëhershëm të tij.
Ndërkohë pçara disa ditësh u bë me dije edhe pse jo zyrtarisht, se Conte do të mbyllte sezonin te Tottenham dhe më pas do të largohej, ndoshta në një rikthim të mundshëm tek Interi në Serie A.
Me këtë situatë të tensionuar, largimi i tij mund të përshpejtohet. Flitet se Conte mund të shkarkohet pas ndeshjeve të kualifikuesëve të Euro 2024.
Lini një Përgjigje