TAGS-AT E JAVËS

Sport 9 Qershor 2025, 20:41

“Sulmuesit në formë, fitorja domosdoshmëri”, Mario Mitaj: Të shënojmë, diçka ndryshe nga ndeshja me Serbinë

Shkruar nga Pamfleti

“Sulmuesit në formë, fitorja domosdoshmëri”, Mario

Shqipëria barazoi ndaj Serbisë para pak ditësh, ndërsa këtë të martë, kuqezinjtë sfidojnë Letoninë në Riga. Mbrojtësi Mario Mitaj, bëri analizën e tij, në prag të sfidës.

Nuk kemi patur shumë kohë për t’u përgatitur. Besoj se atmosfera është e mirë, të gjithë janë gati. Na duhet fitorja, me patjetër.

Udhëzim nga trajneri-  Loja do jetë e njëjtë. Letonia luan si Serbia, me të njëjtën skemë, e dimë se çfarë duhet të bëjmë.

Duhet të bëjmë gola dhe të fitojmë.Të gjithë sulmuesit janë në formë. Penalltinë mund ta humbasë kushdo. Besoj se do kem më shumë mundësi për të krosuar”- tha Mitaj për Supersport.

mario mitaj mbrojtësi i kombëtares shqiptare

Lini një Përgjigje