
Ardian Ismajli është gjithashtu edhe në radarin e Trabzonspor, një klub tjetër i njohur në Superligës së Turqisë, përveç interesimit të shprehur më herët nga Gallatasaraji dhe Beshiktashi.
Mbrojtësi shqiptar, i cili ka bërë 44 ndeshje dhe ka shënuar tre gola për Shqipërinë, po i shqyrton me kujdes opsionet e tij pas rënies së Empolit në Serinë B dhe skadimit të kontratës së tij.
Ai ka qenë një nga pikat e forta të mbrojtjes së Empolit me 29 paraqitje gjatë sezonit të kaluar në Serinë A dhe tani duket i destinuar të largohet nga klubi italian për të kërkuar një sfidë të re.
“Transfermarkt” aktualisht e vlerëson kartonin e 27-vjeçarit me 6 milionë euro. Përveç interesimit të Trabzonsporit, që po kërkon të përforcojë prapavijën për sezonin e ri, edhe Gallatasaraji dhe Beshiktashi kanë shfaqur interes serioz për Ismajlin, duke ndjekur situatën e tij që nga përfundimi i sezonit.
Ismajli po merr kohën e duhur për të vendosur se cili do të jetë destinacioni i tij i radhës, pasi aktualisht është i zënë me Shqipërinë ku luan ndaj Letonisë të martën.
Lini një Përgjigje