TAGS-AT E JAVËS

Sport 9 Qershor 2025, 17:57

Jamal u "lë targën" yjeve të futbollit botëror, kryeson për herë të parë listën e lojtarëve më të shtrenjtë

Shkruar nga Pamfleti

Jamal u "lë targën" yjeve të futbollit botëror,

“Transfermarkt” ka përditësuar vlerat e lojtarëve në treg. Ndryshimi më i madh është nga Jamal, që tashmë kryeson i vetëm listën me vlerën 200 milionë euro.

Rëniet që bien në sy janë të Haland dhe Vinicius, që tashmë vlerësohen respektivisht me 180 dhe 170 milionë euro. Më parë kryesonin pikërisht ata me nga 200 milionë euro.

Bellingam dhe Mbape janë aktualisht në shifrën e 180 milionë eurove. “Top 10” sheh Pedrin që tashmë mban vlerën 140 milionë euro, nga 120 milionë euro më parë.

Në listën e më të vlerësuarve janë edhe Saka, Virtc, Musiala dhe Valverde. Palmer është ai që e sheh veten jashtë nga hera e fundit.

Jamal u "lë targën" yjeve të futbollit botëror,

lamin jamal sulmuesi spanjoll

Lini një Përgjigje