
Në konferencën për shtyp, në prag të ndeshjes me Letoninë, trajneri i Shqipërisë, Silvinjo u pyet për mundësinë e zhvendosjes së Mario Mitajt në mesfushë.
Tekniku kuqezi deklaroi se për momentin nuk ka kohë për eksperimente, ndërsa theksoi se Mitaj do të vazhdojë në krahun e majtë të mbrojtjes, ku po bën shumë mirë.
Silvinjo foli gjithashtu edhe për mbrojtësin Adrian Bajrami, për të cilin tha se është opsion i mirë për të ardhmen.
“Për Gjimshtin varet se kush do e zëvendësojë. Duhet të kishim më shumë kohë për të vendosur për zgjedhjen. Adrian Bajrami ka qenë lojtar që ka qenë nga moshat. Te Benfika ka filluar të luajë më shumë. Luan me këmbën e majtë. Në të ardhmen është opsion shumë i mirë. Do të jetë në listën e 23 lojtarëve.
Mitaj i jep ekuilibër skuadrës. Në Kombëtare nuk ka kohë për shumë eksperimente. Bën shumë mirë te ne dhe te klubi ku luan. Për momentin do të vazhdojë në këtë pozicion”, deklaroi Silvinjo.
Lini një Përgjigje