
Shqipëria përballet me Letoninë të martën në Riga, në kuadër të kualifikueseve të Botërorit. Për këtë takim, kuqezinjtë nuk do të kenë në dispozicion Gjimshitin, me mbrojtësin që ka plotësuar numrin e kartonëve.
Tekniku Silvinjo në konferencë nuk zbuloi se kush do e zëvendësojë Gjimshitin.
“Për Gjimshtin varet se kush do e zëvendësojë. Duhet të kishim më shumë kohë për të vendosur për zgjedhjen” – tha ai.
Cili do të mbajë shiritin e kapitenit nesër? – Varet, kemi 2-3 emra. Do të shohim. Ndeshja e dytë është e vështirë sepse nuk ka kohë. Nëse do të kishim më shumë kohë, do ta kishim më të qartë zgjedhjen. Por do të shohim pas stërvitjes sonte.
Kujtojmë që Ismajli është një alternativë për të luajtur nga minuta e parë.
Lini një Përgjigje