TAGS-AT E JAVËS

Sport17 Mars 2026, 22:40

Sulmuesi i kombëtares ndez sfidën, FSHF-ja i “fut të dridhurat” Polonisë me goditjet ‘vrastare’ (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Sulmuesi i kombëtares ndez sfidën, FSHF-ja i “fut të

Teksa na ndajnë vetëm nëntë ditë nga përballja e shumëpritur Poloni-Shqipëri, e vlefshme për fazën “Play-Off” të Kupës së Botës, Federata Shqiptare e Futbollit ka rikthyer në vëmendje një nga fitoret më të rëndësishme të viteve të fundit.

Përmes një publikimi në rrjetin social “Instagram”, FSHF ka shpërndarë dy golat e shënuar ndaj Polonisë më 10 shtator 2023, në stadiumin “Air Albania”, në kuadër të kualifikueseve të “EURO 2024”. Videoja është e ndarë në dy pjesë: në krye paraqitet supergoli i Jasir Asanit, ndërsa në pjesën e poshtme finalizimi i Mirlind Dakut.

Asani spikat me goditjen e tij karakteristike me të majtën, ndërsa Daku realizon pas një kontrolli të mirë të topit në zonë, duke u kthyer shpejt dhe finalizuar saktë në portën kundërshtare. Ndeshja e asaj kohe u mbyll me rezultatin 2-0 në favor të kuqezinjve.

Vetë Jasir Asani ka shpërndarë postimin në “story”, duke rikujtuar suksesin ndaj polakëve, në prag të një tjetër përballjeje të rëndësishme mes dy ekipeve.

Ndërkohë, sa i përket Kombëtares, lista e lojtarëve të grumbulluar për këtë sfidë pritet të publikohet më 21 mars, duke sqaruar edhe dilemat mbi emrat që do të jenë pjesë e ekipit.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by FSHF (@fshforg)

poloni "play off" shqipëria

Lini një Përgjigje