
Sot u përhap një lajm për ndarjen nga jeta të legjendës së boksit, Aziz Salihu, një emër i madh dhe i respektuar në botën e sportit.
Megjithatë, lajmi rezultoi të ishte i pavërtetë, dhe vajza e tij, këngëtarja e njohur Monika Salihu, nuk ngurroi të reagojë menjëherë përmes një InstaStory për të hedhur poshtë këto lajme.
Në reagimin e saj Monika shkroi: “Ishalla po ia zgjatni ymrin babës tem, por është gënjeshtër, se nuk ka vdekur. Ju mbuloft Zoti me turp. Çka me ju thënë tjetër”.
Aziz Salihu po përballet me sfidën më të madhe të jetës.
Ish-boksieri i njohur është diagnostikuar me sëmundjen e Alzheimer, një gjendje që prek kujtesën dhe funksionet njohëse, dhe kjo situatë u bë publike përmes deklaratave të vetë Monikës, vetëm pak ditë më parë.
Lini një Përgjigje