TAGS-AT E JAVËS

Sport11 Gusht 2025, 19:01

Plas xhelozia te PSG-ja për “Topin e Artë”, Hakimi kundër Dembele: E meritoj unë më shumë se ty

Shkruar nga Pamfleti

Plas xhelozia te PSG-ja për “Topin e Artë”, Hakimi

Pas një sezoni historik dhe triumfit në Ligën e Kampionëve, PSG-ja ka vendosur plot nëntë lojtarë në listën e ngushtë prej 30 emrash për çmimin prestigjioz “Topi i Artë”.

Por, në dhomat e zhveshjes së Luis Enrikes duket se nuk ka vetëm festë pasi kanë nisur përplasjet mes pretendentëve.

Fillimisht, mbështetja në grup ishte e qartë për Osman Dembele, por situata ndryshoi pas deklaratës së Ashraf Hakimit.

Mbrojtësi maroken, i cili këtë sezon ka shënuar 11 gola dhe ka dhënë 16 asiste, tha për Canal+: “Topi i Artë është një ëndërr që nuk e kisha imagjinuar kurrë. Kam shënuar në çerekfinale, gjysmëfinale dhe finale – diçka që Dembele nuk e ka bërë – dhe për një mbrojtës është edhe më e vështirë. Mendoj se e meritoj edhe më shumë se një sulmues.”

Sipas “L’Equipe”, zyra e shtypit e PSG-së u përpoq të censuronte këto komente, por Hakimi refuzoi. Krahas tij dhe Dembele-s, në listë janë edhe Donaruma, Due, Varatshelia, Vitinja, Neves, Ruiz dhe Mendes.

Edhe Xhanluixhi Donaruma ka bërë “lëvizjen” e tij, duke publikuar në rrjetet sociale një kujtesë të qartë se është i vetmi portier i kualifikuar për “Topin e Artë”.

Agjenti i tij, Vinçenco Raiola, theksoi për “Gazzetta dello Sport”: “Pa pritjet vendimtare të Xhixhos ndaj Liverpulit, Aston Vilës dhe Arsenalit, PSG-ja nuk do ta kishte fituar kurrë Ligën e Kampionëve.”

Presidenti Nasser Al Khelaifi kishte deklaruar më herët se “do të ishte problem i madh nëse Dembele nuk fiton”, por duket se gara brenda klubit po bëhet gjithnjë e më e ndezur.

ashraf hakimi osman dembele psg

Lini një Përgjigje