TAGS-AT E JAVËS

Sport11 Gusht 2025, 18:38

Dinamo kërkon kualifikimin dhe mbështetjen e tifozëve, kryeqytetasit publikojnë çmimet e biletave për ndeshjen me Hajdukun

Shkruar nga Pamfleti

Dinamo kërkon kualifikimin dhe mbështetjen e tifozëve,

Dinamo do të luajë në “Air Albania” ditën e enjte. Ekipi i drejtuar nga Ilir Daja do të presë në “Arenën Kombëtare” gjigandët e Hajduk Split, për të bërë mes tyre llogaritë e ndeshjes së kthimit të fazës së 3-të të Ligës së Konferencës.

Përballje që do të luhet në orën 20:45 dhe që merr vëmendjen e të gjithë tifozëve shqiptarë. Dueli i parë mes tyre i zhvilluar në Kroaci ka përfunduar 2-1 në favor të kroatëve dhe në kryeqytet, dinamovitët nuk kanë rrugë tjetër veçse fitores.

Ndërkohë për këtë ndeshje mjaft delikate klubi kërkon edhe mbështetjen e tifozëve. Kanë dalë në shitje edhe biletat, me Dinamon që bën të ditur edhe çmimet e tyre që variojnë nga 1000 lekë në 3000 lekë.

BILETAT NË SHITJE

Kanë dalë në shitje biletat e vlefshme për ndeshjen e raundit të 3-të kualifikues të Conference League, FC Dinamo City - HNK Hajduk Split. Biletat mund t'i blini çdo ditë pranë biletarive të stadiumit "Air Albania" dhe "Selman Stërmasi", shkruhet në postim.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by FC Dinamo City (@fc.dinamocity)

 

dinamo hajduk split liga e konferencës

Lini një Përgjigje