TAGS-AT E JAVËS

Sport 5 Maj 2023, 18:19

U përjashtua nga PSG-ja dhe udhëtoi drejt Arabisë pa lejen e klubit, Leo Mesi zbulon të vërtetën (Video)

Shkruar nga Pamfleti

U përjashtua nga PSG-ja dhe udhëtoi drejt Arabisë pa lejen e

Situata te PSG-ja nuk është aspak e qetë. Problemet e fundit janë shkaktuar nga Leo Messi.

Argjentinasi u përjashtua për 2 javë nga skuadra pasi u largua pa njoftim drejt Arabisë Saudite për të nënshkruar një marrëveshje imazhi. Një situatë kaotike që vjen edhe pas protestave të forta të tifozëve kundrejt klubit dhe pikërisht edhe Mesit.

Një situatë kjo që ka shtuar zërat për një të ardhme të kampionit të botës larg Parisit dhe për një transferim të mundshëm në Arabi, MLS ose te Barcelona.

Si asnjëherë më parë, është vetë ylli botëror që me një video të publikaur në llogarinë e tij në rrjetet sociale reagon për herë të parë për këtë çështje.

Mendova se do të kishim një ditë pushim pas ndeshjes, si zakonisht. E kisha organizuar këtë udhëtim dhe nuk e anuloja dot, pasi e kisha bërë këtë gjë edhe më parë. U kërkoj ndjesë shokëve të ekipit dhe po pres për atë që klubi do të bëjë më mua”, shprehet Mesi.

lionel mesi sulmuesi argjentinas

Lini një Përgjigje