TAGS-AT E JAVËS

Sport25 Qershor 2024, 07:23

U la jashtë formacionit në ndeshjet e 'Euro2024', shpërthen babai i lojtarit të kombëtares shqiptare: Zoti i shkatërroftë ata që të vodhën ëndrrën

Shkruar nga Pamfleti

U la jashtë formacionit në ndeshjet e 'Euro2024',

Pas ndeshjes së Shqipërisë ndaj Spanjës, në të cilën kuqezinjtë tanë u mposhtën 0-1, ka ardhur edhe reagimi i fortë i babait të qendërmbrojtësit Ardian Ismajli. Futbollisti i Empolit, nuk gjeti asnjë hapësirë nga ana e teknikur Sylvinho, përgjatë të treja ndeshjeve që kombëtarja jonë zhvilloi.

Babai i Ardianit ka shpërthyer duke e quajtër lënien jashtë fushës së lojës si padrejtësi e tradhti ndaj të birit. 

"Ardian, Behu i qëndrueshëm dhe i fort për ketë padrejtësi, per kete tradhti, te jeni krenar per çdo gjë qe keni dhënë për Kombëtaren sepse e kemi detyrim!
Zoti i shkaterroft te gjithe ata qe ta vodhen endrren qysh nga femijeria te cilen ma tregoje…
Zoti i shkaterroft ata qe te bene pabesi, te bene tradheti sepse shume ke besuar dhe nuk keni faj se ne ballet e tyre nuk shkruante i pabes… Je i qet se dite te bardha dhe karrier te madhe jeni duke pritur, eshte shume afer…", shkruan ai.

U la jashtë formacionit në ndeshjet e 'Euro2024',

euro2024

Lini një Përgjigje