TAGS-AT E JAVËS

Sport30 Shtator 2023, 20:58

Triller në Londër, Liverpuli i fal fitoren Totenhemit, vendimi i VAR-it çmend të kuqtë dhe rrjetet sociale,

Shkruar nga Pamfleti

Triller në Londër, Liverpuli i fal fitoren Totenhemit, vendimi i

Gola, emocione dhe dy kartona të kuq. Pavarësisht spektaklit që garantoi Totenhem-Liverpul, supersfida e javës në Premier Ligë u vendos vetëm në fund. Takimi përfundoi 2-1 për “Spërsat” dhe u luajt në “Tottenham Hotspur Stadium”.

Episodi i parë i rëndësishëm i ndeshjes erdhi në minuuëtn e 26, kur “Të Kuqtë” mbetëm me dhjetë lojtarë pas kartonit të kuq të marrë nga Xhons për një ndërhyrje të frikshme.

Pavarësisht inferioritetit numerik ishte skuadra e Klop që kaloi në avantazh në minutën e 34 me Luis Diaz, por goli u anulua për një pozicion jashtë loje milimetrik.

Një vendim ky që tërboi “Të Kuqtë” dhe rrjetet sociale, ku janë shpërndarë imazhe të shumta që e japin të rregullt pozicionin e Diaz.

Dy minuta më vonë erdhi goli i londinezëve, i realizuar nga Son. Në fundin e pjesës së parë ka erdhi goli i barazimit për Liverpulin, i shënuar nga Gakpo.

Situata u përkeqësua për miqtë në minutën e 69, kur Zhota mori kartonin e dytë të verdhë dhe la ekipin e tij me nëntë lojtarë.

Kur dukej se ndeshja do të mbyllej në barazim, një autogol i Matip në minutën e 96 vendosi fatin e ndeshjes dhe i dhuroi fitoren Totenhemit.

liverpul totenhem premier liga

Lini një Përgjigje