TAGS-AT E JAVËS

Sport30 Shtator 2023, 19:47

Mesfushori kuqezi i dërgon “sms” Silvinjos, 27-vjeçari realizon përballë kundërshtarëve të Ilir Dajës (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Mesfushori kuqezi i dërgon “sms” Silvinjos, 27-vjeçari

Mesfushori i Kombëtares kuqezi, Qazim Laçi vijon të jetë protagonist në kampionatin çek.

Ai realizoi golin e avantazhin në ndeshjen ndaj Viktoria Plzen, të cilët janë edhe kundërshtarët e Ballkanit të Ilir Dajës në Ligën e Konferencës.

Pas një aksioni perfekt, ai goditi drejt portës duke mposhtur gardianin Stanek.  


Kështu ai përshëndet Silvinjon, duke treguar formën e mirë që po kalon pasi ‘finalja’ përballë Çekisë është shumë afër. Aktualisht ekipi i tij, Sparta e Pragës udhëheq me rezultatin 2-1.

27-vjeçari, në ndeshjen e nëntë të kampionatit, gjeti golin e parë, ndërsa vlen të theksojmë se ka dhuruar 5 herë pasin e fundit. Në edicionin  që kaloi, në Fortuna Liga, Laçi luajti 17 ndeshje. Futbollisti, më parë, ka mbajtur veshur fanelën e Levadiakos dhe Ajacio.

 

qazim laçi mesfushori i kombëtares shqiptare

Lini një Përgjigje