TAGS-AT E JAVËS

Sport30 Shtator 2023, 17:03

Zhgënjen Leçe e Ylber Ramadanit, Napoli u përgjigjet kritikëve me “poker” dhe paralajmëron Realin

Shkruar nga Pamfleti

Zhgënjen Leçe e Ylber Ramadanit, Napoli u përgjigjet

Duket se ka ardhur qetësia pas stuhisë në shtëpinë e Napolit.

Kampionët në fuqi të Serisë A kanë marrë fitoren e dytë radhazi në kampionat, pasi kanë mundur Leçen e Ylber Ramadanit me rezultatin e thellë 0-4 në transfertë.

Një rezultat ky që e ka çuar përkohësisht skuadrën e Garsias vetëm një pikë larg dyshes kryesuese të kampionatit Interi dhe Milani.

Ndeshja e luajtur në “Via del Mare” u zhbllokua në minutën e 16 nga një gol i mbrojtësit Ostegard.

Në pjesën e dytë, Garsia aktivizoi Osimhen, i cili e nisi ndeshjen nga stoli, dhe nigerianit i mjaftuan pesë minuta për të gjetur golin pas një asisti perfekt të Varatshelia.

Dy minuta para fundit të kohës së rregullt, “Axurrët” realizuan edhe golin e tretë me Gaetanon.

Në fundin e ndeshjes, në minutën e 94, Politano ka fiksoi shifrat në 4-0 nga pika e bardhë e penalltisë.

Napoli duket se ka gjetur formën në momentin e duhur, duke parë se të martën në stadiumin “Diego Maradona” do të zbresë Reali i Madridit, ndeshje e vlefshme për raundin e dytë të Grupit C të Champions League.

napoli leçe seria a

Lini një Përgjigje