
Reali i Madridit ka mundur 3-0 Zhironën në javën e tetë të kampionatit dhe është kthyer të kryesojë i vetëm në La Ligën.
Hozelu dhe Çuameni vendosën në kasafortë fitoren me golat e tyre në 20 minutat e para. Në pjesën e dytë mjaftoi menaxhimi i rezultatit dhe një gol i Belingham, për të përmbyllur kështu në mënyrë perfekte sfidën.
Reali e mbylli ndeshjen me 10 lojtarë pas kartonit të kuq të marrë nga Fernandez në minutën e 93 për një ndërhyrje të rrezikshme. Një moment që solli edhe një përplasje mes dy skuadrave.
“Los Blancos” kryesojnë kampionatin me 21 pikë, 1 pikë më shumë se Barcelona e vendit të dytë. Në vendin e 3 qendron Zhirona, me 19 pikë.
Lini një Përgjigje