TAGS-AT E JAVËS

Sport20 Qershor 2024, 10:54

“Trajneri ka sy të shohë a jo?”, Sokol Kushta: Hysaj dështon sërish, bëri po të njëjtat gabime

Shkruar nga Pamfleti
“Trajneri ka sy të shohë a jo?”, Sokol Kushta: Hysaj
Hysaj në ndeshjen me Kroacinë

 Ish-futbollisti Sokol Kushta  ka dhënë mendimin e tij për ndeshjen e djeshme Kroaci-Shqipëri.

Sipas tij, Hysaj bëri të njëjtat gabime edhe në pjesën e dytë të ndeshjes.

Madje Kushta kritikoi edhe vendimet e trajnerit, ku u shpreh se kishte futbollistë më të mirë se Hysaj për të futur në fushë, që mund të siguronin dhe fitoren e Kombëtares sonë.

"Hysaj bëri të njëjtat gabime dhe në pjesën e dytë. Bëri pothuajse të njëjtin gabim.

Megjithatë lojtari është vetëm një pjesë, ai që balancon, ai që rregullon është trajneri.

Trajneri e shikon ku ai po çedonte.Ti ke një lojtar shumë të mirë, merre fute se më keq se Hysa nuk do të ishte.

Megjithatë trajneri duhet të bëjë analizat, na iku një mundësi e artë", tha ai.

elseid hysaj shqipëria euro 2024

Lini një Përgjigje