TAGS-AT E JAVËS

Sport20 Qershor 2024, 09:20

“Vrite Serbin”/ Mediat e Beogradit tërbohen me Mirlind Dakun: Shqipëria ofendoi ashpër serbët në Euro 2024 (Video)

Shkruar nga Pamfleti
“Vrite Serbin”/ Mediat e Beogradit tërbohen me Mirlind Dakun:
Mirlind Daku

Mediat në Beograd janë tërbuar nga sulmuesi i kombëtares shqiptare, Mirlind Daku i cili hyri në fushë minutat e fundit me Kroacinë.

Novosti.rs shkruan në një artikull me grerma kapitale se përfaqësuesi i Shqipërisë, Mirlind Daku, iu afrua tribunës ku ishin vendosur tifozët shqiptarë dhe bëri thirrje përçmuese ndaj serbve dhe maqedonasve.

'Ai ka marrë një megafon në duar, ka sharë Serbinë dhe Maqedoninë ' transmeton portali maqedonas “Sport1.mk” dhe Novosti.rs.

Pankarta, flamuj dhe thirrje skandaloze ndaj Serbisë shënuan ndeshjen e djeshme mes Shqipërisë dhe Kroacisë vijon më tej artikulli.

'Flamujt e organizatës terroriste të UÇK-së u valvitën, huliganët pozuan me bluza duke lavdëruar familjen Jashari dhe thirrjet “Vrite Serbin” bënë jehonë në stadiumin e Hmaburgut.', thuhet më tej në artikull.

Pas kësaj serbët nuk ndejtën duarkryq dhe u ankuan te UEFA.

 

mirlind daku shqipëria serbia

Lini një Përgjigje