Pas polemikës së ditëve të fundit, Xherdan Shaqiri hoqi një barrë nga supet e tij duke startuar kundër Skocisë dhe duke shënuar një gol të mrekullueshëm për Zvicrën që solli barazimin e rezultatit 1-1 i cili i tillë deri në fund të takimit.
“Doja të shfrytëzoja sa më shumë gabimin e kundërshtarit komentoi ai në fund të ndeshjes pashë portierin që kishte dalë disi nga porta dhe mendova të godas menjëherë për ta gjetur në befasi. Më vjen shumë mirë që shënova dhe arrita ti evitojë humbjen skuadrës sime përfaqësuese, për këtë jam shumë i lumtur.
Përgjithësisht kur janë ndeshje të rendësishme dhe të mëdha duket sikur janë bërë për mua dhe shpresoj të mbahem mend për këtë gjë."-tha Shaqiri.
Lini një Përgjigje