
Një tragjedi tronditi botën e futbollit në Algjeri. Autobusi që transportonte skuadrën e MC El Bajadh, nga Liga 1 e Algjerisë, është përmbysur ndërsa po udhëtonte për në “Tizi Uzu” për ndeshjen kundër JS Kabili.
Siç bëjnë me dije autoritetet, portieri Zakaria Bouziani, 27-vjeç dhe ndihmëstrajneri, Khalid Muftah, pjesë e Muludia El Bajad, kanë humbur jetën si pasojë e plagëve të marra.
Gjithashtu bëhet me dije që dhe disa lojtarë të tjerë kanë ngelur të plagosur, teksa ende nuk ka asnjë informacion rreth gjendjes së tyre shëndetësore.
Presidenti i Federatës Algjeriane të Futbollit (që ndaloi kampionatet kombëtare), Valid Sadia, komentoi se kishte mësuar “me pikëllim të jashtëzakonshëm lajmin për aksidentin tragjik rrugor që la në zi klubin MC El-Bajadh, dhe që çoi në vdekjen e dy anëtarëve të këtij klubi ”.
Lini një Përgjigje