
Totenhemi hkarkoi paraditen e sotme Tomas Frenk pas serisë së rezultateve negative në javët e fundit të Premier Ligës. Klubi londinez hapi menjëherë procesin për përzgjedhjen e trajnerit të ri.
Sipas mediave angleze, emri i parë në listën e drejtuesve është Çavi Hernandez. Ish-trajneri i Barcelonës qendron pa ekip që prej largimit nga klubi katalanas në fund të sezonit të kaluar.
Çavi ka refuzuar më herët oferta nga klube të Premier Ligës. Sipas raportimeve të publikuara në Angli dhe Spanjë, ai kërkon një projekt afatgjatë dhe kontroll të plotë mbi merkaton, përfshirë vendimmarrjen për afrimet dhe largimet.
Në listën e Totenhemit përfshihet edhe Roberto De Zerbi. Italiani u largua së fundmi nga Olimpiku i Marsejës pas rezultateve të dobëta në kampionatin francez.
Drejtuesit e klubit pritet të përshpejtojnë vendimmarrjen në ditët në vijim, ndërsa skuadra kërkon stabilitet për pjesën e mbetur të sezonit.
Lini një Përgjigje