TAGS-AT E JAVËS

Sport27 Maj 2025, 15:22

Thumb për Ramën dhe Dukën? Shpërthen Auron Tare: Na kurseni hipokrizitë, Shqipëria futbollistike dhe ajo politike s’e angazhuan Iglin

Shkruar nga Pamfleti

Thumb për Ramën dhe Dukën? Shpërthen Auron Tare: Na kurseni

Pasi Igli Tare u zyrtarizua dje si drejtor i ekipit të Milanit, vëllai i tij Auron Tare shprehet se ndihet krenar që një shqiptar arrin një majë të tillë në karrierë.

Në postimin e tij në Facebook, ai shkruan se duhet të ndalen urimet hipokrite nga politika dhe bota e futbollit, që sipas tij ish-Drejtorin e Lacios ta përfshinin apo angazhonin në ndonjë projekt sportiv për të mirën e vendit

Postimi i Auron Tares në Facebook: 

Duke falënderuar të gjithë miqtë dhe dashamirësit e Iglit, të Babait dhe të mitë të cilët kanë dërguar mesazhe urimesh dhe mbështetje për një sprovë shumë të madhe që një shqiptar do të ndërmarrë në arenën botërore të Futbollit, më duhet ti them edhe  dy fjalë si një njeri që nuk e njeh futbollin dhe atë Italian në vecanti.

Si një shqiptar ashtu si shumë shqiptarë të tjerë që kanë shkruar që nga Zelanda e Re, Alaska, Kalifornia apo ndonjë fshat i thellë këtu në Shqipëri edhe unë jam shumë krenar që një shqiptar arrin një majë të tillë në karrierën e tij personale.  Suksesi i Iglit duhet të frymëzojë çdo shqiptar që vendos të provojë veten dhe fatin e tij në botën e madhe ku sot jetojmë apo kontribuojmë. Urimet e sinqerta të shumë shqiptarëve i vlerësoj shumë si një mbështetje me të vërtetë e sinqertë. Por më duhet të them se sot në mëngjes lexova edhe disa urime thellësisht hipokrite.  Më duhet të them se  Shqipëria Futbollistike dhe ajo Politike  nuk patën ndonjë dëshirë apo vullnet  që ish Drejtorin e Lacios ta përfshinin apo angazhonin  ndonjë projekt sportiv për të mirën e vendit.  Prandaj urime Iglit dhe na kurseni hipokrizitë shqiptare please.”, shprehet Auron Tare.

Kujtojmë që pas zyrtarizmit ditën e djeshme të Igli Tares si drejtori i klubit të Milanit, kryeministri Edi Rama, politikanë dhe presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit Armando Duka, uruan ish-drejtorin e Lacios për detyrën e re.

auron tare vëllai i igli tares

Lini një Përgjigje