TAGS-AT E JAVËS

Sport26 Maj 2025, 20:55

Makina përplas këmbësorët, kaos në festën e tifozëve të Liverpoolit (video)

Shkruar nga Pamfleti

Makina përplas këmbësorët, kaos në festën e

Një burrë është arrestuar pas një incidenti trafiku pranë qendrës së qytetit të Liverpulit, tha Policia e Merseyside. Incidenti ndodhi në Rrugën Water, ku thuhet se një makinë përplasi disa këmbësorë.

Incidenti vjen vetëm disa orë pas fillimit të paradës madhështore për të festuar titullin e 20-të të Liverpulit, e cila tërhoqi turma të mëdha në qendër të qytetit.

Autoritetet mbeten të kujdesshme në lidhje me shkaqet e incidentit. Policia po u bën thirrje qytetarëve të shmangin zonën në mënyrë që të lehtësojnë punën e forcave të shpëtimit.

Siç raportohet nga gazeta Liverpool Echo, një makinë goditi një "turmë këmbësorësh" në qendër të qytetit të Liverpulit gjatë festimeve për kampionatin anglez të fituar nga "Reds".

Një zëdhënës i policisë tha se “aktualisht po merremi me raportime për një incident trafiku në qendër të qytetit të Liverpulit. Morëm një telefonatë menjëherë pas orës 18:00, të hënën më 26 maj, pas raportimeve se një makinë kishte goditur një numër këmbësorësh në Water Street. Makina u ndal në vendngjarje dhe një burrë u arrestua. Shërbimet e emergjencës janë aktualisht në vendngjarje.”

Shërbimi i ambulancës njoftoi nga ana e tij se "po vlerëson aktualisht situatën". "Prioriteti ynë është të sigurohemi që njerëzit të marrin ndihmën mjekësore që u nevojitet sa më shpejt të jetë e mundur", shtoi ai.

Lini një Përgjigje