TAGS-AT E JAVËS

Sport 1 Tetor 2023, 16:12

Teuta ndal vrullin e Egnatias dhe largohet nga zona e ftohtë, Edi Martini merr fitoren e parë në krye të stolit durrsak (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Teuta ndal vrullin e Egnatias dhe largohet nga zona e ftohtë, Edi Martini

Teuta e Edi Martinit është rikthyer te fitorja duke mundur me rezultatin 0-1 Egnatian kryesuese në Rrogozhinë, në sfidën e vlefshme për javën e shtatë të Superiores. 

Një ndeshje intensive, e cila dukej që në pjesën e parë ku katër kartona të verdhë u nxorrën nga gjyqtari kryesor i ndeshjes. 

Pjesa e dytë ishte më kërkuese në aspektin e golit, me durrsakët të cilët e gjetën rrugën e rrjetës në minutën e 61 me anë të Filit. 


Tentativat nga rrogozhinasit ishin për të barazuar sfidën, por nuk e arritën deri në fërshëllimën e fundit të gjyqtarit. 

Egnatia vazhdon të mbetet në krye të tabelës me 13 pikë, tre më shumë se Tirana e vendit të dytë. Ndërsa Teuta është shkëputur me një pikë nga zona e kuqe, duke u pozicionuar në vendin e shtatë me 8 pikë. 

egnatia teuta abissnet superi

Lini një Përgjigje