TAGS-AT E JAVËS

Sport30 Shtator 2023, 22:33

13-vjeçarja shqiptare bën “dy herë mat”, shpallet kampione Europe në shah

Shkruar nga Pamfleti

13-vjeçarja shqiptare bën “dy herë mat”, shpallet

Një sukses i madh është regjistruar në shahun shqiptar, pasi 13-vjeçarja Kler Çaku është shpallur kampione Europe.

Vogëlushja shqiptare ka arritur të marrë këtë çmim pas 7 fitoreve dhe 2 barazimeve në Kampionatin e Rapidit që sapo ka përfunduar në Slloveni. Çaku ka fituar në një kompeticion ku merrnin pjesë vajzat deri në moshën 14-vjeçare.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Federata Shqiptare e Shahut me anë të një postimi në faqen zyrtare.

“SUKSES I MADH I SHAHUT SHQIPTAR!

13-vjeçarja Kler Çaku, me 7 fitore dhe 2 barazime, shpallet KAMPIONE EUROPE, në Kampionatin e Rapidit, që sapo mbaroi në Slloveni, për vajzat deri në moshën 14-vjeçare”, shkruan FSHSH

kler çaku kampionia e shahut

Lini një Përgjigje