
Ndeshja mes Crevena Zvezdës dhe Radnickit nisi me një koreografi speciale të tifozëve të klubit vendas ‘Delie’, duke vajtuar për anëtarin e tyre terrorist të vrarë në Kosovë, Stefan Nedeljkoviç, që ishte pjesë e sulmit terrorist në Banjskë.
Ultasit serbë, kanë qendruar në heshtje deri në minutën e 31 për Nedeljkoviç. Arsyeja sipas mediave ishte se terroristi serb ishte 31-vjeç.
Të pranishmit pas porte zbuluan edhe një pankartë ku shkruhej “Ende nënat lindin Obiliqa” dhe pastaj kënduan një këngë për tre terroristët që u vranë nga Policia e Kosovës.
Policia e Kosovës para një jave u përball me mbi 300 terroristë serbë që ishin futur në veri të vendit dhe ishin të armatosur me artileri të rënda. Rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku humbi jetën në përleshje me terroristët serbë, ku prej tyre zyrtarisht mbetën tre të vrarë.
#Delije #Bakljada #Crvenazvezda pic.twitter.com/oSP5dHmHRk
— HotSport (@hotsportsrb) September 30, 2023
Lini një Përgjigje