TAGS-AT E JAVËS

Sport30 Shtator 2023, 22:54

Interi rimerr kreun, “Demi” Lautaro shndërrohet në ‘përbindësh’, poker historik nga kampioni i Botës

Shkruar nga Pamfleti

Interi rimerr kreun, “Demi” Lautaro shndërrohet në

Interi rikthehet te suksesi në kampionat pas dështimit ndaj Sasuolos, duke mundur 0-4 Salernitanën në transfertë. Rezultati nuk tregon pothuajse gjithçka për lojën, pasi nënkampionët e Europës vuajtën jo pak.

Një mbrëmje e jashtëzakonshëm për Lautaro Martinez. Argjentinasi e nisi ndeshjen nga stoli dhe pasi u aktivizua në minutën e 54 nga trajneri Inzagi ishte i papërmbajtshëm.

Kampioni i botës realizoi një poker personal golash duke i dhuruar fitoren zikaltërve në një transfertë që dukej e vështirë para se ai të zbriste në fushë.

Lautaro është bërë lojtari i parë i aftë të realizojë katër gola i aktivizuar nga stoli në Serinë A në epokën e tri pikëve për fitore (që nga sezoni 1994-1995).

Pati minuta edhe për yllin kuqezi Asllanin, i cili ashtu si Lautaro dhe Mkitarjan u aktivizuan në minutën e 54.

Me katër golat e shënuar sot, argjentinasi kryeson renditjen e golashënuesve të Serisë A me 9 realizime, katër më shumë se ndjekësi i tij më i afërt Osimhen.

inter salernitana seria a

Lini një Përgjigje