TAGS-AT E JAVËS

Sport22 Dhjetor 2025, 18:14

Tentoi të bënte kërcimin akrobatik në barazimin dramatik, festimi i sulmuesit shkon tmerrësisht keq (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Tentoi të bënte kërcimin akrobatik në barazimin dramatik,

Ndeshja e sotme në Kupën e Afrikës mes Malit dhe Zambias është mbyllur me një barazim dramatik 1-1, falë një goli të shënuar në minutat shtesë.

Mali dominoi takimin dhe pasi humbi penallti me anë të El Bilal Ture, ia doli që të gjente avantazhin në pjesën e dytë me anë të Sinaiko. Por kur dukej se kishte siguruar tre pikët, erdhi goli i sulmuesit Patson Daka. Në minutën e 92 ai goditi saktësisht me kokë në zonë duke shënuar golin që do të vuloste barazimin 1-1.

Megjithatë, pas golit jo gjithçka shkoi sipas planit për Daka, i cili tentoi të bënte një kërcim akrobatik, por vendosi duart keq dhe ra me kokë në tokë, duke trembur jo pak shokët e skuadrës të cilët menduan se mos kishte pësuar një dëmtim të rëndë. Për fat ishte vetëm pak frikë e momentit për sulmuesin e Leister dhe asgjë më shumë.

patson daka mali zambia kupa e afrikës

Lini një Përgjigje