
Lajme jo shumë të mira vijnë nga Spanja. Mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Ivan Balliu që luan me Rajo Vajekano në La Liga ka pësuar një dëmtim në ndeshjen ndaj Elçes, në atë që ishte ndeshja e tij e parë si titullar për këtë sezon në kampionatin spanjoll.
Gjatë ndeshjes, mbrojtësi kuqezi, vendosi dorën në pjesën e pasme të muskulit të djathtë dhe gjithçka tregon se ka një dëmtim në fibrat muskulare në kofshën e djathtë, por ende nuk dihet shkalla e këtij dëmtimi e si rrjedhojë as periudha e riaftësimit.
Ivan Balliu ishte titullar në ndeshjen me Elçen në vend të Ratiu të sanksionuar pasi kishte plotësuar numrin e 5 kartonëve të verdhë të akumuluar. Po kështu kjo është hera e parë në këtë sezon që Balliu luante dy ndeshje radhazi si titullar; të enjten e kaluar ai ishte në formacion në ndeshjen me Dritën në Ligën e Konferencës dhe të dielën ndaj Elçes.
Në total, Ivan Balliu është aktivizuar në 18 ndeshje në të gjitha kompeticionet, nga të cilat në 11 ka qenë titullar; 8 në Ligën e Konferencës, 2 në Kupën e Mbretit dhe 1 në La Liga.
Lini një Përgjigje