TAGS-AT E JAVËS

Sport12 Maj 2025, 16:38

“Të drejtosh Milanin është objektiv për këdo”, Igli Tare: Kuqezinjtë klub historik, nder të punosh për ta

Shkruar nga Pamfleti

“Të drejtosh Milanin është objektiv për

Igli Tare nuk fshihet: “Milani është një objektiv për të gjithë. Të punosh për një klub historik dhe të njohur si ky do të ishte një nder”. Ish-drejtuesi i Lacios, tashmë pa kontratë, është ndër kandidatët më të fortë për rolin e drejtorit sportiv të klubit kuqezi, edhe pse, sipas CEO-s Furlani, ende nuk është marrë një vendim në këtë drejtim.

Gjithmonë jam përpjekur të përfaqësoj vendin tim dhe njëkohësisht të jem shembull për shumë italianë, jam gjysmë italian, kam gjysmën e jetës që punoj këtu, kam pasaportë italiane dhe e mbaj me krenari”, tha Tare për “La Stampa”.

Furlani ka folur së fundmi për caktimin e drejtorit sportiv: “Jemi duke vlerësuar nëse do të punësojmë një drejtor sportiv dhe gjithashtu thashë që çështja qendrore nuk ishte të punësosh dikë urgjentisht vetëm për hir të saj, por të zgjedhësh personin e duhur. Fokusi është të mbyllet mirë sezoni, por nëse shtojmë dikë do të jetë personi i duhur, por nuk ka nxitim.”

 

igli tare ish-sulmuesi shqiptar milan

Lini një Përgjigje