
Napolit duket se kanë filluar t’i dridhen gjunjët! Skuadra e Antonio Kontes nuk ka shkuar më shumë se barazimi 2-2 në shtëpi ndaj Xhenoas, duke hedhur kështu një hap fals, që mund të rezultojë fatal, dy javë nga fundi i kampionatit.
Pas këtij barazimi, skuadra napolitane, e shikon veten vetëm 1 pikë larg Interit të vendit të dytë, që ditën e sotme mposhti Torinon me rezultatin 0-2.
Dy golat e vendasve u shënuan nga Lukaku dhe Raspadori, ndërkohë që autogoli i Meret dhe goli i Vaskuez, i siguruan një pikë Xhenoas, duke i dhënë një “asist” Interit në luftën për titullin kampion. Duelin e radhës, Napoli do e luajë në transfertë ndaj Parmës.
Lini një Përgjigje