TAGS-AT E JAVËS

Sport17 Qershor 2025, 18:36

Tare udhëton drejt Gjermanisë për të biseduar me Xhakën, kërkon komunikim personal me menaxherët e mesfushorit shqiptar

Shkruar nga Pamfleti

Tare udhëton drejt Gjermanisë për të biseduar me

Granit Xhaka është objektivi kryesor i Milanit në merkato. Për të realizuar këtë transferim mediat italiane kanë njoftuar se ditën e djeshme, Igli Tare ka udhëtuar në Gjermani, pasi dëshironte që të komunikonte personalisht me menaxherët e mesfushorit.

Drejtori sportiv i Milanit është i vetëdijshëm se Leverkuseni do të bëjë rezistencë të fortë në këtë transferim, pasi deri më tani ka humbur lojtarë si Tah, Frimpong dhe Virc. Nëse dhe Xhaka do të largohej nga “BayArena”, atëherë detyra e drejtorit sportiv të Bajerit, Simon Rolfes, do të vështirësohej edhe më shumë, pasi ka shumë pak kohë në dispozicion për të zëvendësuar kaq shumë të larguar.

Lini një Përgjigje