TAGS-AT E JAVËS

Sport17 Qershor 2025, 17:07

Shkodranët favoritë ndaj letonezëve, kundërshtari i Vllaznisë u kualifikua “pa dashje” në Europë dhe luan në një stadium modest

Shkruar nga Pamfleti

Shkodranët favoritë ndaj letonezëve, kundërshtari i

Shorti i turit të parë të Ligës së Konferencës ka qenë mjaft bujar me Vllazninë, pasi goglat kanë vendosur ekipin shkodran përballë një skuadre e cila nuk ka histori në arenën ndërkombëtare.

Vllaznia do të përballet me letonezët e BFC Daugavpils, të cilët në këtë edicion bëjnë debutimin e tyre ndërkombëtar. Skuadra letoneze ka pak histori suksesi në vendin e vet, pasi ka qenë për shumë vite në kategoritë e ulëta, para se të ngjitej në elitë, por pa arritur objektiva ambiciozë.

Edhe kualifikimi në Ligën e Konferencës për herë të parë në histori erdhi “pa dashje”, pasi Daugavpils e mbylli kampionatin në vendin e pestë, me 13 pikë diferencë ndaj Valmierës që ishte e katërta dhe që duhej të shkonte në Europë normalisht. Por përjashtimi i kësaj të fundit për parregullsi financiare nga kampionati letonez, i hapi rrugën klubit i cili luan ndeshjet e tij në stadiumin modest që nuk mban më shumë se 3 mijë tifozë.

Lini një Përgjigje