
Alban Bushi, trajner i Kombëtares U-21, ka zbuluar se Brajan Gruda do të luajë me Shqipërisë nëse nuk bëhet pjesë e ekipit të parë të Gjermanisë.
Bushi tregoi këtë prapaskenë të bujshme, ndërsa vetë Gruda po luan në Europianin U-21 me Gjermaninë.
“Brajan Gruda mund të luajë te Shqipëria me 100% në qoftë se nuk është pjesë e kombëtares së Gjermanisë A. Në momentin që nuk është pjesë e saj, ai do të përfaqësojë Shqipërinë. Ky ka qenë bashkëbisedim, kontakt ose le të themi, ne kemi bërë takimet me familjen e tij.
Ne do të donim shumë që të ishte pjesë e Shqipërisë. Faktikisht është një lojtar me potencial shumë të madh dhe një lojtar që i mungon Shqipërisë, pra që futet gjithmonë nga brenda dhe futet me të majtën që nuk e kemi, dhe këta lojtarë si Gruda bëjnë diferencën në një ndeshje futbolli, fitojnë ndeshjen”, u shpreh Bushi për “Klan News”.
Lini një Përgjigje