TAGS-AT E JAVËS

Sport16 Qershor 2025, 19:48

Vasil Ruci flet për Silvinjon dhe jep zgjidhjen e suksesit me 5 trajnerë te Shqipëria

Shkruar nga Pamfleti

Vasil Ruci flet për Silvinjon dhe jep zgjidhjen e suksesit me 5

Vasil Ruci, legjenda e futbollit shqiptar ishte i ftuar në emisionin “Max Sport” që transmetohet në “EuroNews Albania”.

Ruci ka dhënë mendimin e tij sa i përket trajnerit Silvinjo dhe njëkohësisht ka folur sa i përket një zgjidhje të kësaj situate duke marrë parasysh suksesin e ndërtuar nga Italia e Mançinit.

Silvinjo nuk arsyetoi kurrë nga arsyeja. Kur arsyeton nga mllefi, nga kokëfortësia apo paaftësia, të çon gjithmonë në përfundime të gabuara, duhet të arsyetosh nga arsyeja, kjo i mungoi Silvinjos.

Kjo Kombëtare ka histori dhe sakrificë, është histori emigrimesh të shqiptarëve që kanë rritur djemtë e tyre jashtë. Unë mendoj se zgjidhja më e mirë do të ishte që të vendoseshin 5 trajnerë shqiptarë që të mblidheshin, të bisedonin dhe në fund të zgjidhnin vetë një trajner për Shqipërinë.

Kështu u bë tek Italia me Mancinin dhe u arrit ai sukesi i madh, më pas njeriu shfaq egozimin e tij dhe më pas humbi edhe rruga e Mançinit”, tha Vasil Ruci.

 

Lini një Përgjigje