
Nome Kalju është rivali i Partizanit në turin e parë të Ligës së Konferencës. Klubi estonez rikthehet në Europë pas 5 vitesh mungesë.
Ndeshja e parë do të luhet në transfertë për Partizanin, më 10 korrik. Në anën tjetër sfida e kthimit do të zhvillohet në Shqipëri, më 17 korrik. Datat mbeten për t’u konfirmuar.
Nome Kalju ka avantazh, që aktualisht kampionati estonez është në aktivitet. Rivalët e Partizanit mbahen mend për disa ture kualifikuese, ku ndër të tjera kanë eliminuar edhe Shkëndijën e Tetovës.
Ishte viti 2019, kur Shkëndija sapo ishte shpallur kampion dhe skuadra estoneze e eliminoi në turin e parë të Champions League. Këtë vit ndërkohë kanë fituar Kupën dhe shkojnë në Europë me kokën lart.
Lini një Përgjigje