TAGS-AT E JAVËS

Sport 6 Mars 2023, 15:30

Superiore/ Kukësi përmbys Laçin në transfertë, kurbinasit zyrtarisht në krizë

Shkruar nga Pamfleti

Superiore/ Kukësi përmbys Laçin në transfertë,

Kukësi ka fituar me përmbysje ndaj Laçit në transfertë, në ndeshjen e vlefshme për javën e 24-të të Kategorisë Superiore. Kurbinasit pësojnë disfatën e tretë radhazi në shtëpi, teksa djemtë e Mezanit tanimë e shohin veten në zonën e ftohtë. Nga ana tjetër, Kukësi merr fitoren e dytë radhazi dhe del nga zona që të rrezikon për qëndrimin në elitën e futbollit.

Pjesa e parë nisi mirë për vendasit, me Guindo që kaloi në avantazh kurbinasit pas vetëm 10 minutash lojë. Një aksion nga e majta bëri që Mazrekaj të gjente të lirë sulmuesin, me Guindo që do tundte rrjetën për herë të parë pas rikthimit te Laçi.

Ndërkohë pas golit të pësuar, Kukësi shtoi sulmet dhe gjithçka u konkretizua me golin e barazimit në minutën e 26-të me Atdhe Rashitin. Do ishte sërish Kukësi që në minutën e 53 do gjente golin me vlerën e tri pikëve. Një krosim nga këndi nuk u kontrollua si duhet nga Selmani, me Ebert që dërgoi topin në rrjetë për 1-2.

Ditë "jo" për Selmanin te Laçi, që iu fal VAR-it pas gafës që solli golin e tretë për Laçin dhe më pas u anullua. Trajneri Mezani u detyrua që të ndërronte gardianin në minutën e 74, me Dajsinanin që zuri vendin e Selmanit.

Me këtë fitore Kukësi shkon në kuotën e 31 pikëve në vendin e shtatë, teksa Laçi me 30 pikë qëndron në pozitën e 8-të.

kukësi laçi superiore

Lini një Përgjigje