TAGS-AT E JAVËS

Sport 5 Mars 2023, 16:18

Episode dhune në Superiore/ Plas grushti pas përfundimit të ndeshjes Bylis-Erzeni, sherr masiv mes dy skuadrave

Shkruar nga Pamfleti

Episode dhune në Superiore/ Plas grushti pas përfundimit të

Episodet e dhunës në futbollin shqiptar duket se po bëhen të përditshme dhe po rikthehemi te skenat disa viteve më parë. Ndeshja mes Bylisit dhe Erzenit në stadiumin “Adush Muça” të Ballshit është mbyllur me momente shumë të tensionura. Menjëherë pas vërshëllimës përfundimtare, në fushën e lojës ka shpërthyer një sherr masiv me lojtarëve.


Në një zënkë ku u përfshinë pak a shumë të gjithë, protagonistë u bënë edhe stafet e skuadrave apo edhe persona të cilët zbritën nga tribuna, duke krijuar momente kaosi që zgjati disa minuta.


Por më pas me ndërhyrja e policisë solli ndalimin e personave civil që iu bashkuan sherrit, ndërsa pak nga pak u vendos qetësia dhe skuadrat vazhduan drejt dhomave të zhveshjeve.

 

sherr superiore

Lini një Përgjigje