TAGS-AT E JAVËS

Sport 4 Mars 2023, 22:22

Nuk zhgënjejnë as në rolin e qendërmbrojtësit “sulmues”, shihni statistikat dhe notat për Gjimshitin dhe Ismajlin

Shkruar nga Pamfleti

Nuk zhgënjejnë as në rolin e qendërmbrojtësit

Berat Gjimshiti dhe Ardian Ismajli kanë zbritur sot në fushën e lojës me skuadrat përkatëse në Serinë A. Dy lojtarët e kombëtares shqiptare janë ata që po luajnë më rregullisht mes lojtarëve të prapavijës kuqezi dhe me paraqitjet e tyre, pavarësisht rezultateve të skuadrave ku luajnë, nuk zhgënjejnë as në rolin e qendërmbrojtësit “sulmues”.

Po të shihen statistikat dhe sidomos “harta e nxehtësisë” të përpiluara nga SOFASCORE në ndeshjet e sotme, kupton qartësisht se roli që të dy kryejnë në skuadrat përkatëse është ai për të ruajtur prapavijën por edhe për të sulmuar sa më lart kundërshtarin, duke shtyrë ekipin para edhe në fazën krijuese.

Nuk zhgënjejnë as në rolin e qendërmbrojtësit

Në ndeshjen e përfunduar 0-0 mes Atalantës dhe Udinezes, Gjimshiti është vlerësuar me notën 7,2 për paraqitjen e tij sa në mbrojtje, ashtu edhe në sulm. Ndërsa për Ismajlin, nota sot pas humbjes 1-2 të Empolit ndaj Monzës, ishte 6,8.

Nuk zhgënjejnë as në rolin e qendërmbrojtësit

berat gjimshiti ardian ismajli qendërmbrojtësi i kombëtares shqiptare

Lini një Përgjigje