TAGS-AT E JAVËS

Sport 4 Mars 2023, 21:58

“Shqiptari” Edi Reja debuton me fitore në pankinën e ND Goricas, skuadra sllovene sheh dritë në fund të tunelit

Shkruar nga Pamfleti
“Shqiptari” Edi Reja debuton me fitore në pankinën e ND

 

Ish-trajneri i kombëtares kuqezi, italiani Edi Reja, debuton me fitore në pankinën e ND Goricas, skuadrës së vendlindjes së tij.

Në ndeshjen e javës së 25 të Prva Liga të Sllovenisë, skuadra e Goricas fitoi 1-0 në transfertë ndaj Celjes. Autori i golit të fitores ishte Luka Stankovski, i cili realizoi në minutën e 49, rezultat që nuk ndryshoi deri në fund të takimit.

Pas kësaj fitoreje, nën drejtimin debutues të Edi Rejas, ND Gorica shkon në kuotën e 18 pikëve, duke u renditur në vendin e nëntë, duke parë një dritë të largët mbijetese në fund të tunelit. Celje mbetet në kuotën e 41 pikëve dhe renditet në vendin e tretë.

edi reja trajneri i nd goricas ish-tekniku i kombëtares shqiptare

Lini një Përgjigje