
Tërmeti shkatërrues i 6 shkurtit që goditi kufirin Turqi-Siri la pas dëme apokaliptike. Ndërkohë që pas tragjedisë nuk ka munguar sensibilizimi i botës mbarë, për të ndihmuar të prekurit nga tërmeti duke përfshirë këtu dhe njerëz të njohur nga bota e futbollit, aktrimit, muzikës etj.
Në këtë listë nuk kishte si të mungonte ndihma e legjendës së Portugalisë Cristiano Ronaldo. Ai ka dërguar një avion plot me ndihma në zonat e prekura nga tërmeti në dy vende, Turqi dhe Siri.
Ushqime, veshmbathje, qumësht për fëmijët, ilaçe dhe shumë gjëra të tjera të nevojshme për t’i bërë ballë situatës pasi mijëra njerëz po e kalojnë dimrin në çadra.
Ronaldo është sensibilizuar nga tragjedia ku humbën jetën më shumë se 50 mijë njerëz. Me këtë gjest, CR7 synon të sensibilizojë po ashtu edhe kolegët dhe komunitetin për të ndihmuar të prekurit nga tërmeti 7.8 ballësh.
Lini një Përgjigje