
Brajan Gruda është një nga futbollistët shqiptarë që ka mjaft prespektivë për të ardhmen. Paraqitjet e tij me Maincin në Bundesligën gjermane nuk kanë mbetur pa u vënë re, teksa së fundmi, vijnë të reja të rëndësishme.
Klubi i Premier Ligës, Brajton synon transferimin e 20-vjeçarit dhe është gati të plotësojë dëshirat e klubit gjerman, po ashtu edhe të lojtarit. Kalimi në Angli do të ishte një trampolinë e vërtetë për Grudën, duke u bërë pjesë kështu e kampionatit më të fortë në botë.
Gruda numëron 4 gola dhe 3 asiste, në edicionin që kaloi. Përveç skuadrës së parë, ai më herët ka mbajtur veshur edhe fanelën e të rinjve.
???????????? Understand Brajan Gruda is one of the "dream" targets for Brighton this summer, considered as huge talent and future top player.
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) July 16, 2024
Not easy deal at all as Mainz plan to keep Gruda at the club, but Brighton have discussed his name internally. pic.twitter.com/ZvPNQsefvH
Lini një Përgjigje