TAGS-AT E JAVËS

Sport16 Korrik 2024, 17:50

“Një start i jashtëzakonshëm“, UEFA e nis me Shqipërinë momentet e paharrueshme të Kampionatit Europian (Video)

Shkruar nga Pamfleti

“Një start i jashtëzakonshëm“, UEFA e nis me

“EURO 2024” ulu të dielën siparin me finale Spanjë-Angli, të fituar nga “Furia e Kuqe” me rezultatin 2-1 dhe UEFA ka zgjedhur që nëpërmjet rrjeteve sociale, të shpërndajë një përmbledhje të shkurtër momenteve që i cilëson si më emocionueset ë këtij turneu.

Edhe Shqipëria kishte një vend të rëndësishëm në këtë përmbledhje të shkurtër të golave spektakolarë e jo vetëm që u shfaqën në këtë video që u publikua nga organizata ndërkombëtare.

Bëhet fjalë për sekondat e para të ndeshjes mes Shqipërisë dhe Italisë, golit të Nedim Bajramit pas 23 të tillëve, që hyri në historinë e turneut si më i shpejti i të gjitha kohërave. Rrjeta e futbollistit kuqezi dhe festimi mes tifozëve në tribunë ishte përzgjedhur si një nga “momentet që bënë “EURO 2024” një turne që nuk do ta harroni”, shkruhet në postimin e UEFA-s.

 

kampionati europian uefa

Lini një Përgjigje