TAGS-AT E JAVËS

Sport16 Korrik 2024, 16:18

Islandezët kërkuan shtyrjen e orarit për ndeshjen me Vllazninë, vjen vendimi zyrtar i UEFA-s

Shkruar nga Pamfleti

Islandezët kërkuan shtyrjen e orarit për ndeshjen me

Ndeshja e kthimit të turit të parë eliminator të Ligës së Konferencës mes Vllaznisë dhe Valurit, do të zhvillohet në stadiumin “Loro Boriçi”.

Drejtuesit e skuadrës islandeze kërkuan nga UEFA që të ndryshohet edhe orari i ndeshjes së kthimit në Shkodër. Kjo sfidë ishte programuar që të niste në orën 18:00, por UEFA ka miratuar kërkesën e tyre që ndeshja të luhet në orën 20:30 për shkak të temperaturave të larta.

Për Vllazninë do të ishte një favor në raport me kundërshtarin, nëse ndeshja do të fillonte në orën 18:00, pasi është stërvitur pak a shumë me temperatura të tilla të larta, por tashmë është marrë vendimi përfundimtar.

vllaznia valur liga e konferencës

Lini një Përgjigje